Free Web Hosting Provider - Web Hosting - E-commerce - High Speed Internet - Free Web Page
Search the Web

Vlera Turistike

Guida Lezhe -Vlera turistike

Kopertina | Hyrje | Veshtrim gjeografik | Pasurite | Historia | Institucionet | Figura te shquara | Vlera Turistike | Fotografi | informacion | Whats New Page | Favorite Links Page
  
    

Vain

Gryka e Merxhanit- varkat e peshkimit

Lokal turistik

Rera e hedhur
 

Plazhi i Shengjinit

Hotel
VLERAT TURISTIKE

Lezha si nyje e rendesishme transporti, qe nga kohet e lashta, ka pritur e percjelle shume udhetar e vizitore, vendas dhe te huaj. Se paku qe ne vitin 1591 deshmohet nje han(karvansaraj). Por i pari qe vleresoi vecorite turistike te ketij qyteti, ishte konti Ciano, i cili ndertoi ne Ishull-Lezhe Hotelin e Gjuetise, thjeshte per qellime turistike. Nen shembullin e tij u ndertuan dy qendra gjuetie elitare qe e kthyen zonen Kune-Vain ne rezervat te kategorise pare. Ndersa turizmi masiv u zhvillua vetem ne fillim te viteve '60 te shek.XX, kur filluan ndertimet ne plazhin e Shengjinit, i cili kishte kushte dhe mundesi per te pritur nje numer te madh pushuesish.
Ne Lezhe vihet per diellin, per detin e reren, per bukurite e rralla, qe natyra u ka dhuruar banoreve mikprites e te shoqerueshem. Rripi i gjere i reres se paster, nga njera ane kufizohet me detin dhe nga ana tjeter me pyllin e rralle me pisha e drure te tjere. Nje rrip i ngushte rere me bimesi, ndan ujrat e cekta bregdetare me lagunat.


Ne Lezhe dhe ne plazhet e Shengjinit dhe te Kynes, pushuesit gjejne hotele, restorante e mjedise te tjera, te ngritura ne pershtatje me kushtet dhe traditat e zones, por edhe shtepi tradicionale, me kopshte dhe lulishte te bukura. Kudo ofrohet kuzhina tradicionale, por edhe ajo e huaj, sipas shijes e kerkeses. Mbizoterojne prodhimet e detit, shpendete eger dhe mishi i zgarres. E, mbi te gjitha, sherbimi i standarteve bashkekohore.
Gjuetia turistike
Lezha, per vete kushtet qe ka, ofron si te vecante edhe gjuetine ne Rezervate te posacme, si dhe peshkimin me natyre sportive, por edhe per biznes, kryesisht ne det, si dhe ne ujrat e lagunave te Kenalles, Kunes, Merxhanit e Vain.
Shoqata e Gjuetareve te Lezhes ka krijuar mardhenie te rregullta me shoqata gjuetaresh te vendeve fqinje, te cilet frekuentojne gjithnje e me shpesh Lezhen, gje qe tregon se kjo forme e turizmit eshte nje mundesi tjeter per zhvillimin e kesaj zone me tradita ne kete fushe.


Vlera turistike