Free Web Hosting Provider - Web Hosting - E-commerce - High Speed Internet - Free Web Page
Search the Web

Institucionet

Guida Lezhe - Institucionet

Kopertina | Hyrje | Veshtrim gjeografik | Pasurite | Historia | Institucionet | Figura te shquara | Vlera Turistike | Fotografi | informacion | Whats New Page | Favorite Links Page
  
    

INSTITUCIONET E KULTIT

oooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo
 

Ne territorin e Lezhes krishterimi eshte i hershem, qe ne koherat apostolike, gje qe deshmohet edhe arkiologjikisht, si dhe nga autore te lashte. Lezha permendet si qender peshkopale e rendesishme gjate periudhes se perandorit ilir Justiani i Madh.
Ne shek.XIII, shen Francesku i Asizit, gjate kthimit nga Siria (para vititi221) ndali ne Lezhe, ku themeloi te parin kuvend franceskan ne Shqiperi. Dy dekada me vone ndertohet kisha e franceskaneve ne kodren perballe qytetit. Nga te dhenat te tjera mesohet se ne keto treva kane levizur edhe pjestaret e urdherit fetar te domenikaneve dhe te benediktineve. Sidoqofte, franceskanet jane urdheri fetar, qe ka mbijetuar me gjate.
Te dhena te shumta per besimin katolik ne Lezhe ka nga relacionet drejtuar Papatit duke filluar qe ne shek.XII. Rendesi te vecante merr familja e Bardhejve, nga e cila kane dale peshkope e dijetare te famshem shqiptar.
Gjate kohes se pushtimit osman kisha katolike edhe ne Lezhe perjetoi caste te veshtira; trevat ku u vendos administrata turke u islamizuan.

----------------------------- Memoriali i Skenderbeut

KUVENDI I LEZHES
Me 2 mars 1444 ne qytetin e Lezhes , qe ishte ne zoterimin e Venedikut u organizua Kuvendi i Princerve Shqiptare.Ky kuvend i pazakonte institucionalizoi per here te pare idene e njesise kombetare shqiptare, duke i paraprire idese se shtetit kombetar shqiptar . Kuvendi i Lezhes qe forma e pare juridike e funksionimit juridik te bashkimit te princerve shqiptare dhe kapercimi cilesor nga epoka principatave te vecanta ne epoken e bashkimit dhe njesise se kombit shqiptar.
Memoriali i Skenderbeut
Memoriali i Skenderbeut ose Katedralja e Shen Nikollit, ka rendesi te vecante historike per shqiptaret, jo vetem per Kuvendin e Lezhes, por edhe si vendvarrim i Gjergj Kastriotit, Skenderbeut.Sot renojat e saj jane shndruar ne memorialin e gjergj Kastriotit, Skenderbeut, padyshim nje nga monumentet me te medha te historise kombetare.

SHENGJINI
Nje qytet asteroid i ketij rrethi eshte Shengjini, 8 km ne veriperendim te qytetit te Lezhes, ne bregun Ariatikut. Jul Qesari ne vepren "Lufta civile", e permend emrin e ketij limani si Nymfeum, ne vitin 48 para eres sone. Ketu erdhi flota e Mark Antonit, ne fushaten e Cezarit kunder Pompeut.
Limani i Shengjinit ka qene ne te gjithe koherat limani detar i Lezhes. Limani Shengjinit eshte me i rendesishmi liman detar ne Veri te Shqiperise.
Plazhi i Shengjinit perben nje nga resurset me te vecanta turistike detare, jo vetem te Lezhes, por edhe te Shqiperise, sidomos duke patur parasysh parkun ekologjik te rrethines.

 


Institucionet