Free Web Hosting Provider - Web Hosting - E-commerce - High Speed Internet - Free Web Page
Search the Web

Historia

Guida Lezhe - Historia

Kopertina | Hyrje | Veshtrim gjeografik | Pasurite | Historia | Institucionet | Figura te shquara | Vlera Turistike | Fotografi | informacion | Whats New Page | Favorite Links Page
  
    

LEZHA NE RRJEDHEN E HISTORISE
Ne Lezhe, ftillezimi i historise njerzore gjallon qe ne periudhen parahistorike, ne epoken e bronxit dhe te hekurit.Epoka e bronxit dhe e hekurit perfaqsohet nga nje koleksion objektesh: arme, vegla pune, vathe, fibula etj.Vendbanimet e fortifikuara protourbane jane jo vetem ne malin e Shelbunit por edhe ne kodrat e Lezhes. Faza urbane nis e dokumentohet nga autoret e lashte dhe permendet me emrat Lis, Lissos, Liso, Lissum. Banoret e qytetit jane quajtur Lisitan. Jeta qytetare eshte fryt i zhvillimeve ne strukturen ekonomike-shoqerore ne Ilirine Jugperendimore, gjate shek. VI-V para eres sone.Lezha funksionon si qytet bregdetar dhe njeheresh si liman lumor ne skajin me jugor te shtetit ilir te Ardianeve dhe spikat per rolin e rendesishem ne shek. III para eres sone.Qyteti i Lezhes eshte emer kryesor ne Traktatin e Paqes , ndermjet mbretereshes ilire Teuta dhe perfaqsuesve te Romes ne vitin 229 para eres sone. Lezha caktohet nga romaket si kufiri me jugor i lundrimit te anijeve luftarake ilire ne Adriatik.

ZHVILLIMI URBANISTIK
Qyteti antik i Lezhes eshte vendosur ne nje teren fushor dhe muret rrethues perfshijne 20 ha. Mund te thuhet se moduli urbanistik i Lezhes antike nuk eshte bere sipas shembullit te te qyteteve bashkekohes ne Greqi, maqedoni dhe Epir, por nuk mund te karakterizohet tipologjikisht si qytet me akropol. Pas pushtimit romak te Ilirise se jugut, me 168 para eres sone, Lezha permendet si "municip". Ajo ruan rendesine si qender ushtarako-administrative dhe si baze detare per adriatikun verior. Ne periudhen romake pati disa rindertime te rendesishme te qytetit ilir. Sidomos ne Akropol, ne zonen e qytetetit kodrinor, ne qytetin e poshtem dhe ne portin lumor.

ANTIKITETI I VONE DHE PERIUDHA BIZANTINE
Ka nje rimekembje te Lezhes ne fillimin e shek. VI. Keshtjella e saj eshte ne listen e rindertimeve te medha te Perandorit ilir Justiniani i Madh dhe permendet ne librin e Prokopit te Qezarese. Rindertimet e kesaj kohe jane te dukshem dhe qyteti bizantin i Lezhes hyn ne qendrat me te medha te kohes. Kthehet ne nje qender episkopale, madje permendet edhe emri i peshkopit Gjon, ne vitin 592. Ka edhe nje rifortifikim tjeter te qytetit ne fund te shek. VIII. Me kete rast ndertohen kulla te reja dhe perdoren teknika te reja. Keshtu, Keshtjella e Lezhes perben nje simbioze te ndertimeve ilire, romake e bizantine.
Ne shekujt e mevonshem Lezha perfshihet ne Principaten e Arberit, prane Dukatit te Durresit, krijuar nga Republika Veneciane. Me 1393 qyteti i Lezhes iu dorzua Republikes se Venedikut nga Progon Dukagjini. Keshtu Lezha perjetoi perfshirjen ne shtetin venedikas gjer ne vitin 1478, vit i pushtimit te Lezhes nga Turqit.

PUSHTIMI OTOMAN
Me 1478 turqit pushtuan Lezhen, hapen varin e Gjergj Kastriotit Skenderbeut, vdekur me 17 janar 1468, dhe e varrosen ne Katedralen e Shen Nikolles. Sipas tregimit te M. Barletit, turqit i morren kockat e Skenderbeut, i mbeshtollen me flori dhe argjend per ti perdorue si hajmali te pathyeshmerise se tyre ne beteja. Keshtu vendoset pushtimi otoman, i cili beri ndryshime ne strukturen urbanistike dhe arkitektonike te Lezhes.

PAVARSIA
Ne vitet 1910-1912 rrethinat e Lezhes perfshihen gjallerisht ne kryengritjen e armatosur antiosmane. Me 2-3 dhjetor 1912, megjithese Lezha dhe rrethinat e saj ishin te pushtuara nga trupat serbe, vellezerit Gjeto e Dede Coku, se bashku me kreret e te beselidhurve, ngriten flamurin kombetar ne Lezhe, duke shpallur veteqeverisjen dhe duke njohur qeverine e Vlores.
Pas luftes se Dyte baterore Lezha del rreth me vete, duke ruajtur nje profil bujqesor me arritje te medha ekonomike. Bashkia e Lezhes ka shpallur "Qytetar Nderi": poetin kombetar Gjergj Fishta; Mon Sinjor An-xhelo Masaf; Azem Hajdarin; shkrimtarin Arshi Pipa; poetet Mark Vuji e Ndoc Gjetja. Sot Lezha eshte qender prefekture dhe qarku.

ooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo
 


Historia