|
PASURITE MBI DHE NEN TOKSORE.
STRUKTURA GJEOLOGJIKE. Rrethi i Lezhes perfshihet ne tri zona gjeologo-strukturore karakteristike:Mirdita,Kraste-Cukali dhe zona e Krujes. Jane vlersuar rreth 0.5milion ton mineral bakri te tipit kuarc sulfur. Jane zbuluar dy vendburime nikeli sulfur, me prani ari etj. Lezha ka ne teritorin e saj mbi 40% te llojeve te mineraleve jo-metalore te vendit tone.
|
 |
GJEOMONUMENTET DHE GJEOPARQET. Lezha ka pjese te mbrojtura nga shteti, me perparesi turizmin, si Shengjini. Per gjeoparqet permendim: Gjirin klasik te Drinit ne Kune (Shengjin), Vain (Ishull Lezhe) dhe Tale.
PASURITE UJORE Rrjedhjet ujore kryesore qe formojne rrjetin hidrik te Lezhes , jane:lumi Drin i Lezhes dhe lumi Gjader. Drini i Lezhes ka qene elementi kryesor i sistemit dhe i rrjetit hidrografik te Lezhes e zonave perreth. Por sot, ky lum nuk kalon me ne shtratin shekullor, perbri qytetit te Lezhes. Ai nuk i derdh me ujrat ne Adriatik, por ne lumin Buna.Lumi Drin eshte lumi mei madh ne tere bregdetin Adriatik te gadishullit Ballkanik. Lumi gjader. Eshte dege e lumit Drin. Ka me shume karakteristikat e nje lumi torencial. Siperfaqja e pellgut te tij ujembledhes eshte 199m2.Karakterizohet nga relievi malor, me lartesi mesatare 422 mbi nivelin e detit. sasia mesatare e reshjeve qe bien ne kete pellg eshte rreth 1900mm ne vit.
|
 |
GJIRI I DRINIT DHE ZONA E TIJ BREGDETARE. Gjiri i Drinit shtrihet ndermjet grykederdhjes se Bunes ne veri dhe Kepit te Rodonit ne jug.Ka gjatesi maksimale rreth 20 km. Lagunat. Elemente perberes shume i rendesishem i sistemit hidrografik te Lezhes jane edhe lagunat.Ne grykederdhjen e drinit te lezhes, ne anen e djathte te rrjedhjes, ndodhet laguna e Kenalles, me e thella nga lagunat shqiptare buze Adriatikut, me siperfaqe 0.201 km2 e thellesi me te madhe se 13-14 m.
|
 |
PYJET Shtrirja gjeografike, kushtete klimatiko-toksore dhe prania e zonave te lagta(ligatinave), fushave e malit, ka kushtezuar vegjetimin e nje flore te pasur pyjore, qe me shifra mund te shprehet: afro 80% e specieve te vendit. Speciet e drureve pyjore jane te perhapura ne formen e shoqerimeve. Fondi pyjor i Lezhes ze 3,8% te te gjithe siperfaqes se rrethit. Sipas funksionit qe kryejne, pyjet e ketij rrethi grupohen: Pyje prodhues(60% e siperfaqes) dhe pyje mbrojtes te mjedisit(40%) Shpendet e eger perbejne rreth 60% te faunes se zones. Aty rriten rreth 196 lloje shpendesh nga te cilat 56 te perhershme, 65 dimeruese, 51 veruese dhe 21 te rastesishme. Ne kete zone ka patur deri 5000 krere shpende te familjeve te ndryshme, 12 lloje rosash, 5 lloje patash etj.
|
|
|
000000000000000000000000000000000000000000000000000000000
|
|
|
|
|
|
|
|
|