Free Web Hosting Provider - Web Hosting - E-commerce - High Speed Internet - Free Web Page
Search the Web

Veshtrim gjeografik

Guida Lezhe - Veshtrim gjeografik

Kopertina | Hyrje | Veshtrim gjeografik | Pasurite | Historia | Institucionet | Figura te shquara | Vlera Turistike | Fotografi | informacion | Whats New Page | Favorite Links Page
  
    

-------------------------Pamje e Lezhes nga siper

ooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo

Lezha, si rreth, shtrihet ne pjesen Veriperendimore te vendit, nga Ultesira e Shkodres ne veri e deri ne Breg te Mates ne jug, nga Malsia Puke-Mirdite ne verilindje e lindje e deri ne detin Adriatik ne Perendim. Per poziten gjeografike te favorshme deshmojne lidhjet e hershme te kesaj treve, si me detin dhe rruget toksore me drejtim meridional, vecanarisht me Shkodren e bregdetin dalmat ne veri dhe me trevat e tjera ne jug te saj, per te qene piknisje e korridorit kryesor qe lidh Adriatikun me Ulpionen(Prishtinen) dhe Nishin (Via Lissus-noissus). Edhe ne ditet e sotme, ne kete veshtrim, Lezha e ndien veten te favorizuar.
Nga ana administrative, rrethi i Lezhes kufizohet me rrethet Shkoder, Puke, Mirdite e Kurbin.Ne kuadrin e Prefektures se Lezhes, rrethi ze nje siperfaqe prej 473 km2, relativisht e kufizuar, por qe perfaqson nje gjeo kompleks interesant. pozicioni tranzit, superstrada e hekurudha, midis Shkodres (45 km) e Tiranes (70 km), si dhe komunikimi me brendesine e territorit, nepermjet Pukes, Mirdites, Matit e, vecanarisht, Portit te Shengjinit, do te ndikojne ne zhvillimin e metejshem te ketij rrethi.

Relievi
Lezha eshte rreth me vecori te ndryshme relievi. Larmia e formave te relievit ka te beje me ndertimin gjeologjik, si nga perberja e shkembinjeve, ashtu edhe nga menyra e vendosjes se tyre.
Territori i Lezhes ndahet ne pjesen kodrinore-malore dhe ne ate te mirefillte fushore. Ne pjesen kodrinore -malore perfshihen Kashnjeti, Kreshta, Mali i Veles, Malesia e Lezhes qe ne rajonizimin e relievit te Shqiperise bejne pjese ne Krahinen Malore Qendrore.

 

email:zefymeraj@abisnet.com.al
 

 

 


Veshtrim gjeografik