|
Ne portat e Lezhes hyhet pa trokitur
|
 |
Lezha, si qytet dhe biostrukture, perfaqeson dicka shume te rendesishme e te vecante. Ne veshtrimin gjeometrik, gjeografik dhe ekologjik, Lezha perben nje kaleidoskop te mrekullueshem te natyres, gati nje lloj principate te pashembullt ekologjike, ku mali, fusha, pylli, monumentet arkeologjike e historike, lagunat dhe deti, perbejne nje unitet te spikatur. Ne kete kuptim, Lezha eshte e preferuara e shekujve, sinteze e vepres se natyres dhe e njerezve, me nje vesk te ndritshem te historise dhe te artit. Ne portat e Lezhes mund te hysh pa trokitur. Duke njohur fytyren dhe thelbin e saj, vetem mund te magjepsesh pambarimisht. Ajo eshte nje grishje e perhershme dhe nje estetike e gjalle e sendeve dhe e qyteterimit iliro-shqiptar, nje stacion diturak i mijevjecareve dhe i kenaqesive te vecanta te banoreve dhe te udhetareve. Cdo tregim mitologjik per Lezhen i paraprin historise se saj plot motive e kontraste. Jo me kot, kronikania erudite bi-zantine Ana Komnena e quan "qytet te ngritur ne ajer, qe mund te shihet nga te gjitha anet". Nuk eshte thjesht metafore e skajshme, por vetvetiu cdo shikues mund ta veshtroje Lezhen ne lartesine e histories se saj, ne ajrin e shekujve, si te dale nga frymemarrjet poetike te Mjedes dhe Fishtes, qe kane shkruar mrekullisht e poetikisht per Lezhen. Ne Lezhe, nga te kater anet, te rrethojne meta-forat e historise. Botimeve te shumta per Lezhen, per historine, kulturen, vlerat e pasurite e saj, tashme u shtohet kjo guid. Nisur nga kerkesat e vizitoreve dhe turisteve, vendas e te huaj, Klubi Ekologjik i Lezhes, ndermori kete nismee me mjaft vlere, qe synon te beje te njohura vecorite gjeografike, historine, pasurite e shumta mbi e nen-tokesore, kulturen e lashte te kesaj treve. E, te gjitha keto, ne sherbim te banoreve vendas mikprites e bujare, ne sherbim te atyre qe interesohen per te kaluar qofte edhe nj dit pushimi ne mjediset buze detit, prane lagunave e pyjeve clodhese. Por, edhe ne sherbim te biznesit vendas e te atyre q interesohen pr te investuar me interes ne kete zone me burime natyrore te rralla, me mundesi te pashtershme fitimi. Kjo Guid, e prgatitur nga autoritete t njohur te shkences e kultures sone, permban nje informacion mjaft te gjere e te pasur, si per ate qe vjen per here te pare, ashtu dhe per at qe pretendon se e njeh Lezhen dhe rrethinat e saj. Ilustrimet e zgjedhura, adresat e institucioneve te rrethit dhe te mjediseve te sherbimit e pushimit e bejne ate mjaft praktike per kedo. Per t'u ardhur ne ndihme vizitoreve e turisteve te huaj, kjo Guide botohet edhe ne gjuhen angleze.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|