Free Web Hosting Provider - Web Hosting - E-commerce - High Speed Internet - Free Web Page
Search the Web

Figura te shquara

Guida Lezhe -Figura te shquara

Kopertina | Hyrje | Veshtrim gjeografik | Pasurite | Historia | Institucionet | Figura te shquara | Vlera Turistike | Fotografi | informacion | Whats New Page | Favorite Links Page
  
    

FIGURA TE SHQUARA

LEKE DUKAGJINI (1410-1481)
Nder princat shqiptar me te shquar te shek.XV, qe lidhet me Lezhen dhe rrethinat e saj, sepse eshte pinjolli me i fundit i deres se Dukagjineve,qe kishin si kryeqender te zoterimeve te tyre qytetin e Lezhes, qe ne vitin 1281.Pronat e Dukagjineve kufizoheshin me ato te kastrioteve dhe shtriheshin deri ne Rrafshin e Dukagjinit
Leka u vu ne krye te Principates se Dukagjineve ne moshen 36-vjecare, pas vdekjes se te atit, Pal Dukagjini, qe se bashku me te vellane, Nikollen, ishin nder aleatet me te fuqishem te Skenderbeut, qe nga beslidhja e Lezhes(1444)Pas vdekjes se Lekes,Shqiptaret e ruajten emrin e tij ne Kanunin, qe u mblodh ne kapercyell te shek.XIX-XX, nga Shtjefen Gjecovi dhe i cili eshte monumenti me i rendesishem i trashegimisekulturore te popullit shqiptar

ANDREA ALESI(1425-1506)
Veprat skulpturore te Andreas gjenden ne Rabe te Dalmacise e Ankona te Italise.Ky artist shqiptar, ka realizuar 12 relieve, qe paraqesin Euseb Jeronimi, dijetar ilir, perkthyes i Bibles nga hebraishtja ne latinisht, i njohur me titullin "Vulgata"

FRANG BARDHI (1606-1643).
Nder pioneret me te shquar te kultures sone, leksikografi e folkloristi me i pare shqiptar. Me 1633 shugurohet prift dhe pas dy vjetesh, pa mbushur moshen e lejuar, shugurohet ipeshkv i Sapes. Ka bere Fjalorin latinisht-shqip (Rome, 1635) dhe "Apologjine e Skenderbeut" (Venecia, 1936).


.

GJERGJ FISHTA (1871-1940).
Gj. Fishta, cilesuar si "homeri shqiptar", ka lindur ne fshatin Fishte te Zadrimes, me 23 tetor 1871 dhe eshte shkolluar ne Shkoder,Troshkan, Sutiska e Livno(Bosnje), ku kreu studimet e larta per teologji e filozofi. Edhe karr ieren si prift franceskan e ka filluar ne Troshan, Lezhe , Gomsiqe per tu vendosur perfundimisht ne Shkoder.
Gj. Fishta eshte autor i shume veprave nder te cilat: "Lahuta e Malcis" te cilin e perfundoi ne Kuvendin e Lezhes dhe ku tridhjete kenget e saj ja kushtoi Lezhes, "Mrizi i Zanave", "Vallja e Parizit","Sh'Francisku i Asizit" etj.

zefymeraj@abisnet.com.al



Figura te shquara